top of page

Rezultatet e kërkimit

707 Ergebnisse gefunden mit einer leeren Suche

  • Recepti juaj do të publikohet së shpejti! Lexo shumë!

    Përshëndetje! Faleminderit për interesimin tuaj për receptin që ju keni zgjedhur. Së shpejti ne do të publikojmë receptin e zgjedhur nga ju! Ju poashtu mund të na shkruani një mesazh me dëshirat dhe sygjerimet tuaja rreth recepteve që ju keni interesim. Ne do të kujdesemi për përpunimin dhe publikimin sa më të shpejtë të recepteve që ju keni zgjedhur. ​ Faleminderit paraprakisht për mirëkuptimin tuaj! ​ Klikoni këtu për të shkruar mesazhin!

  • Cka është sëmundja dhe shërimi i tyre-Parime hyrëse të përgjithshme

    Cdo semundje, pa marre parasysh se me cilin emer indentifikohet ajo nga shkenca medicinale nuk eshte asgje tjeter perpos se nje BLLOKIM. Nje bllokim i systemit gypor te trupit te njeriut! Cdo simptom semundjeje eshte pra thjesht vetem nje bllokim lokal nga mukusi i akumulluar ne kete pjese te trrupit. Pika speciale akumulluese te mukusit jane gjuha, lukthi e sidomos i tere sistemi i tretjes apo traktit digjestiv. Ky i fundit eshte edhe shkaktari kryesor qe shkakton edhe bllokimin e zorres se trrashe (nje fjale e urte thote “vdekja qendron ne zorre te trrashe”). Njeriu mesatar ka gjithmone ne zorret e tij me shume se 5 kilogram “Nevoje” te pa hudhur jashte, e cila helmon sistem i qarkullimit të gjakut dhe tere trrupin. Imagjinoni pak këtë! Cdo njeri i semure ka me shume ose me pak nje organizem te bllokuar nga mukusi. Ky mukus ka preardhjen nga ushqimet e patretura dhe te pa hudhura jashte, te cilat jane mbledhur qe nga femijeria. Teorite nga “Metodat sheruese me ushqime pa mukus” (anglisht “Mucusless Diet Healing System“) kane deshmuar per sherim te te gjitha llojeve te semundjeve. Permes zbatimit sistematik te kesaj teorie jane sheruar me mijera paciente, qe me pare u konsideruan si te pasherueshem. “Metodat sheruese me ushqime pa mukus” perbehet nga frutat, perimet si dhe nga gjethet e gjelberta te perimeve (p.sh. spanqi) te ziera apo paziera. Kjo metode sheruese eshte nje kombinim i agjerimeve te njepasnjeshme te shkurta apo te gjata me ushqime te ndyshuara gradualisht te cilat nuk krijojne mukus. Kjo metode do te spjegohet ne kapitujt tjere te ketij libri. Mirpo qe te kuptohet kjo metode si dhe si te perdoret ajo se pari eshte e nevojshme qe ju te liroheni nga perceptimet e mjekesise. Cka eshte Vitaliteti (apo forca jetesore)? Per shkencen mjekesore trupi i njeriut sidomos ne gjendje te semure eshte akoma nje sekret! Cdo semundje e re e zbuluar nga mjeket eshte per ta nje sekret. Nuk ka fjale per ta shprehur se sa larg jane ata nga e verteta! Shume shpesh permedet fjala Vitalitet mirpo askush nuk eshte ne gjendje te tregoj se cka do thote kjo fjali! Eshtë e nevojshme qe të eliminohen të gjitha këto gabime edhe e verteta do te duhej te hudhet ne drite ne menyre me te lehte qe ajo te kuptohet menjehere. Kjo perparsi e theshtesise dhe qartesise eshte edhe arsyeja kryesore e suksesit te kesaj teorie (“Metodat sheruese me ushqime pa mukus”). Agjerimi eshte per qindra vjet i njohur si “metode sheruese” per cdo semundje, metode e pagabueshme e ligjeve te natyres. E njejta vlene edhe per ushqimet qe krijojne mukus (Pemet, permimet, bimet). Mirpo pse askush deri me tani nuk pati sukses? Kjo per faktin se keto metoda asnjehere nuk u zbatuan dhe aplikua ne baze te gjendjes se te semuarit. Njeriu mesatar nuk e ka fare iden se cfare ndodhe me sistemin e tretjes, cfare do te duhej ngrene gjate semundjes, cfare do te thote ta pastrosh trupin nga plehrat te cilat jane mbledhur ne trrupin e tij gjate gjithe jetes se tij. Semundja eshte nje përpjekje e trupit qe te hudhe jashte plehrat, mukozen dhe helmet. “Metodat sheruese me ushqime pa mukus” ndihmon kete proces ne menyre natyrale. Jo semundja por trupi duhet sheruar, ai duhet pastruar dhe liruar nga plehrat, nga substancat e huaja, nga mukusi dhe helmet, te cilat jane mbledhur qe nga femijeria. Shendeti nuk mund ta blejme ne shishe. Ne smund ta sherojme trupin vetem nese e pastrojme ate per disa dite. Ne do te duhej ti balancojme padrejtsit e bera trupit tone gjate gjithe jetes. Le ta perkujtojme: Mbeturinat e mbledhura ne organizmin tone jane origjina e çdo sëmundje, mungeses se vitalitetit, shëndetit te papërsosur, gjendjes psikike jo stabile dhe qëndrueshmërisë dhe të gjitha mangesive tjera! Te gjitha semundjet kane origjinen ne zorre te trrashe, e cila qe nga lindja nuk eshe pastruar si duhet. Askush ne bote sot nuk ka nje trup ideal te paster dhe gjak te paster. Ajo se cka mjeksesia sot e quan si “shendet normal” ne fakt eshte gjendje e semure! Ne permbledhje: Mekanizmi njerëzor është një sistem i lëvizshëm i gypor. Ushqimi i njerëzve të civilizuar nuk tretet plotësisht dhe mbeturinat nuk hudhen jashte trrupit sic duhet. Ky sistem gypor me kohe dal ngadal bllokohet, veçanërisht në Traktin e tretjes. Ketu pra gjendet shkaku i çdo sëmundjeje. Qellimi pra i sherimit te “CDO SEMUNDJE” eshte qe keto mbeturina te mbledhura ne trrupit tone gjate gjithe jetes sone, ti nxjerrim jashte me kujdes. Dhe kjo eshte e mundshme vetem permes “Ushqimit sherues pa mukoze“ dhe pastrimi te vazhdueshem te zorres se trrashe. Pra Hipokrattes paska pase drejte me thenjen e tij: Ushqimi juaj le te jete medicina e juaj dhe medicina e juaj le te jete ushqimi i juaj“… Trupi ynë është bartës i mendjes dhe mendja është bartës i Intelektit! Intelekti është pjesë e mendjes që ne e përdorim për të për të menduar racionalisht! Trupi yne ka ndikim direkt ne mendjen edhe shpirtin tone. Pra te trija keto jane te lidhura ngushte njera me tjetren. Kapitull i zgjedhur nga libri “Mucusless Diet Healing System” i autorit Arnold Ehret

  • Stresi - kush e shkakton dhe si të menaxhohet

    Stresi positiv Stresi afatshkurtër nuk ështe problemetik, por i dobishëm për njeriun, përkatësisht është stres pozitiv. Në rastet kur në trupin tone futet ndonjë virus apo diçka tjetër që mund të shkaktoj sëmundje në trupin tonë, atëherë sistemi imun i trupit(apo aftësia vetëshëruese e trupit) prodhon hormonin stresor me emrin “Zytokine”. Detyra e këtij hormoni në fakt është eleminimi i këtyre sëmundjeve shkaktuesve(baktereve, viruseve, etj) përmes procesit të pezmatimeve. E njëjta gjë ndodh edhe kur ne kemi raste stresi(kur p.sh. në mal ndeshemi me një ujk apo ari dhe jemi të detyruar që të bëjmë diçka menjëherë). Në këto raste shkaktarët e sëmundjeve(bakteret, viruset etj) nuk janë të pranishëm. Pra lirimi i hormoneve të stresit në këtë rast është positiv për trupin sepse përmes këtij hormoni rritet reaksioni dhe koncentracioni i trupit për tu përballur me vështirsitë e çastit(në këtë rast ikja e shpejtë nga ujku apo ariu). Stresi negativ Kur stresi ështe i vazhdueshëm, pra kronik atëherë ai bëhet problematik dhe kthehet në shkaktar kryesor për shumë sëmundje. Stresi i vazhdueshem aciditon trupin jashtë mase(pra krijon acid në trup) ngarkon mëlçinë përkeqëson astmën rrit nivelin e sheqerit në gjak rrit tensionin e gjakut shkakton dysbakterien në zorre(bakteret e këqija janë më të mëdha se ato të mirat) dhe si pasojë kontribojnë në intolerancen ushqimore shkakton probleme gastrointestinale(probleme me zorrë dhe lukth) dobëson sistemin imunitar, ku si pasojë shpesh shkaktohen infeksione kërpurdhore apo infeksione tjera shkakton tensionin e muskujve rrit frekuencen e zemres dhe si pasojë me kohë dobëson zemren rrit nevojen për vlera ushqimore vitale(për prodhimin e hormoneve stresore janë të nevojshme sidomos B-Vitaminat në veçanti Vitamina B5 dhe acidi folik) ndikon negativisht në shëndetin e kockave shkakton pezmatime(inflamacion) kronike shkakton çrregullime gjatë ushqimit(mungesen e apetit - nënpeshë, apo ushqimin e tepruar- mbipesha) kontribon në mungesen e progesteronit dhe si pasojë shkaktohen sëmundje të ndryshme ka ndikim negativ në sistemin hormonal - ku si pasojë shkaktohen sëmundje tëndryshme Çka është stresi? Kur në jetën e përditshme bëhet fjalë për stresin, atëherë bëhet fjalë për stresin emocional. Stresi emocional është nje ngarkesë psiçike si pasojë e faktorëve të jashtëm(stresorët). Këta stresor apo faktorë stresi mund të me qenë: mbingarkesa, përgjegjësia e madhe, mungesa kohore, zhurma, frika, etj. Shembuj: bullizmi(Mobbing), mbingarkesa në punë, probleme familjare, problemet financiare, ngarkimi i dyfishtë tek çiftet e ndara, pikëllimi(kur vdes dikush i afërm apo është sëmurë), provimet etj. Natyrisht që stresi emocional mund të kontriboj edhe në stresin oksidativ (gjendja kur qelizat e trupit sulmohen nga radikalet e lira në masë të madhe). Se cka jane antioksidantet dhe radikalet e lire dhe se cilat ushqime ndihmojne kunder stresit oksidativ mund te lexosh ne kete artikull - kliko ketu!. Simptomet tipike të stresit Nga problemet e listuara më lartë që shkakton stresi kronik bëhet e qartë se të ndryshme mund të janë pasojat e stresit kronik dhe se në fakt nuk ka sëmundje që nuk përkeqësohet nga stresi. Gjithsesi ka disa simptome tipike të stresit kronik, të cilat shpesh paraqiten pas vetëm disa javëve stres të vazhdueshëm dhe të cilat sinjalizojnë qartë se është koha e duhur për një ritëm më të ngadaltë jetësor. Këto simptome janë: dhembjet kronike të kokes dhembjet kronike të qafes dhe shpines tinitusi marramendja kërcëllitja e dhëmbëve gjatë nates dridhje(me duar, buze...) rritja e ndjeshmërisë ndaj infeksioneve - sistem i ulët imunitar(ftohje të shpeshta, Herpes, etj) rrahje të shpejta të zemres probleme me sistemin e tretjes: dhimbje lukthi, mungesë oreksi apo e kundërta, dhembje barku, fryrje barku, diarre(barkqitje) etj vështirësi në frymëmarrje sulme paniku impotencë / ulje e libidosë luhatje e humorit depresion pagjumësia dhe ëndërrat e këqija probleme me koncentrimin dhe harresen ndjeshmëria ndaj aksidenteve abuzimi me substanca të ndryshme(konsumimi i sasisë së madhe të alkoolit, cigareve, kafesë) Sindroma Burnout(Sindroma e djegies) Kur shkaktarët e stresit ngarkojnë njeriun përgjatë shumë javëve apo muajve, kur përveç problemeve ekzistuese vijnë edhe probleme tjera dhe situacionet e stresit nuk kanë të ndalur, kur nuk është e mundshme që kohë pas kohe të bëhen pauza, atëherë stresi kronik mund të të dërgoj tek e ashtuquajtura sindroma Burnout apo ndryshe sindroma e djegjes. “Burnout” nënkupton të jesh i djegur. Njerëzit me sindromen Burnout thonë shpesh: “nuk po mundem më”. Ata jane të lodhur kronik, nuk mund ta përballojnë më përditshmërinë dhe tërhiqen nga jeta shoqërore. Shembull i sindromës Burnout: Lena eshte një nënë që puno. Ajo është e divorcuar nga burri dhe kujdeset e vetme për dy fëmijët e saj. Njëri nga femijet ka diagnozen ADHS kurse tjetri ka probleme të mëdha me lëkuren(Neurodermitis) dhe qanë gjatë gjithë nates përshkak të kruarjes. Nëna e Lenes deri me tash ishte ndihma e vetme e saj, pasi ajo kujdesej për shtëpinë dhe fëmijet kur Lena punonte. Mirëpo ajo tani është e sëmurë nga kanceri dhe është e shtrirë në spital. Lena e viziton atë sa herë që mundet si dhe kujdeset për babanë e saj (për shkak të semundjes pensioner i parakohshëm). Ajo poashtu ka borxhe nga koha e me ish burrin e saj dhe nëse tek Lena do të zhvillohej sindroma Burnout atëherë nuk do të çuditej askush. Mirëpo në kohërat e sotme shumë njerëz ankohen për simptomet tipike të sindromes Burnout edhe pse nuk duket që ata kanë ndonjë ngarkesë mbimesatare. Ata vuajnë nga pagjumësia, lodhja permanente, janë të ndjeshëm ndaj infekcioneve dhe lodhjeve të cilat nuk largohen edhe pas pushimeve. Duket që rezistenca e njerezve ndaj stresit po zvogëlohet gjithmone e më shumë dhe shtrohet pyetja PSE po ndodh kjo? Ku qëndron problemi? Kush është shkaku që edhe pas një perkujdesi psikologjik dhe përdorimit të disa metodave relaksuese, shpesh nuk arrihet rezulatati i dëshiruar? Ulja e rezistences ndaj stresit Simptomet e stresit, Burnout dhe mungesa e energjisë nuk janë vetëm pasoja të mbingarkesës emocionale. Ato jane rezulate vetëm atëherë kur stresorët takojnë trupin i cili ështe i dobësuar. Por çfarë ka dobësuar trupat e njerëzve në atë mënyrë që ata të bëhen gjithnjë e më pak rezistent ndaj stresit? Këta jane shkaktarët që dobësojnë trupin e njeriut dhe ulin sistemin imunitar: shëndeti i keq i zorrëve mbiacidimi kronik i trupit stresi oksidues dhe mungesa e antioksidanteve në trup proceset kronike inflamatore mungesa e vitaminave, mineraleve dhe substancave sekondare bimore raporti i pafavorshëm i acidideve yndyrore në trup (Omega 3 / Omega 6) ngarkesa me metaleve të rënda për shkak të materialeve të diskutueshme për mbushjen e dhëmbëve(mbushjet me amalgam) mungesa e drites diellore mungesa e gjumit frymëmarrja e gabuar mungesa e lëvizjeve trupore mungesa e momenteve relaksuese dhe pakënaqësia kronike mungesa e ujit ngarkesa me Elektrosmog(Wireless, telefoni mobil etj) Menaxhimi i stresit Menaxhimi korrekt i stresit si rrjedhim konsiston në të kundërten e të gjitha këtyre aspekteve që shkaktojnë stresin dhe sëmurin njeriun. Në vazhdimi mund të lexoni disa nga faktorët që shkaktojnë stres dhe mënyrën se si mund ta menaxhojmë stresin përkatës.

  • Doktrina homotoksinë

    Kuptimi i sëmundjeve Doktrina homotoksinë është një tezë që ka si përmbajtje kuptimin biologjik të sëmundjeve. Themeluesi i doktrinës së homotoksinës ishte mjeku dhe homeopati Dr. Hans-Heinrich Reckeweg(1905-1985), kurse sëmundja zakonisht shihet si një armik që duhet luftuar, sipas Dr Reckeweg dhe Doktrinës Homotoksinë, sëmundja është një proces i natyrshëm me të cilin trupi përpiqet të shërojë veten përsëri. Nëse sëmundja luftohet(p.sh. me ilaçe) atëherë trupi bllokohet apo pengohet për t’u vetëshëruar. Doktrina homotoksinë Dr. Reckeweg gjithmonë e përshkroi organizmin e njeriut si një sistem rrjedhës. Substancat derdhen në këtë sistem rrjedhës(përmes ushqimit, ajrit, lëkurës) dhe duke reaguar me organizmin, e ndryshojnë atë dhe veten brenda tij dhe pastaj derdhen përsëri jashtë. Dr. Reckeweg dalloi midis substancave për të cilat organizmi ka nevojë dhe substancave që janë toksike për organizmin. Ai i quajti substancat toksike homotoksina, dmth helme tek njerëzit(homo = njerëzor, toksinë = helm). Ai i ndau homotoksinat në dy grupe, homotoksina ekzogjene, të cilat janë homotoksina që hyjnë në organizëm nga jashtë(p.sh. aditivët e ushqimit, mbetjet e pesticideve, kimikatet në kozmetika, toksinat e mykut, nikotina, kafeina, alkooli, etj.) dhe homotoksinat endogjene që krijohen në trup vetë nga proceset metabolike (p.sh. acidet). Çfarë është sëmundja? Ndërsa shëndeti përcaktohet si i pastër nga homotoksinat, sipas doktrinës së homotoksinës, sëmundja është beteja mbrojtëse e sistemit rrjedhës(pra trupit) kundër homotoksinave. Homotoksinat do të shkaktonin procese mbrojtëse në organizëm, të cilat shfaqeshin si simptoma të sëmundjes derisa të eliminoheshin nga trupi dhe derisa të riparohej dëmi që ato shkaktonin në trup. Nëse sëmundja shkon në këtë mënyrë, çdo gjë është në rregull. Nëse sekretimi(hudhja jashtë) i homotoksinave nuk është i mundur për çfarëdo arsye, atëherë plani B i trupit hyn në lojë. Ai merr masa të ndryshme për të kompensuar efektet e dëmshme të homotoksinave. Për ta bërë këtë ai depoziton homotoksinat në vende ku ato nuk kanë të bëjnë me një kërcënim të drejtpërdrejtë jetësor për sistemin( për trupin). Këto depozita natyrisht mund të shkaktojnë probleme afatgjata(në formën e të ashtuquajturave sëmundje kronike degjenerative, p.sh. reumatizma), por edhe në formën e kancerit. Trupi mendon për një kohë të shkurtër dhe preferon të marrë rrezikun e sëmundjes kronike ose kancerit në një të ardhme të largët, por ruan funksionet minimale të nevojshme për jetën. Kështu që trupi bën gjithçka për të ruajtur jetën për aq kohë sa të jetë e mundur edhe nëse kjo duhet të të shpi në probleme kronike - sipas motos: Më mirë i sëmurë kronik sesa i vdekur. Trupi supozon se në një moment do të vijë përsëri një fazë e jetës në të cilën arrijnë më pak homotoksina(vetëm nëse njeriu ndyshon mënyren e tij të të ushqyerit dhe jetuarit) dhe në të cilën organizmi do të kishte kohë dhe forcë përsëri për të prishur dhe nxjerrë homotoksinat e ruajtura. Në këtë mënyrë, problemet kronike nuk do të lindnin në radhë të parë. Tani është mjaft e zakontë që njerëzit të hanë dhe të jetojnë në të njëjtën mënyrë gjatë gjithë jetës së tyre dhe si rezultat përmbytja e homotoksinës nuk ndalet kurrë. Trupi nuk është i përgatitur për një situatë të tillë dhe rruga është e hapur për sëmundjet kronike të të gjitha llojeve ose kancerin. Sidoqoftë, ky nuk është faji i organizmit, por rezultati i injorancës njerëzore për nevojën e trupit për faza pa toksina(detoksifikimi, deacidifikimi, pastrimi i zorrëve, ushqimi natyror). Detoksifikimi Trupi preferon të bëjë nxjerrjen jashtë të toksinave përmes mukozave dhehe kështu sëmundjet e veçanta me përfshirjen e mukozave mund të interpretohen si procese akute të detoksifikimit: Me një ftohje(rrjedhje hundësh, kollë), toksinat(të paketuara në mukus) sekretohen(nxirren jashtë) përmes hundës dhe fytit. Me shkarkimin vaginal, toksinat sekretohen përmes lëngut të tepërt të prodhuar vaginal. Në rastin e problemeve me lukth - zorrë(problemet gastrointestinale), toksinat sekretohen me ndihmën e diarresë(barkqitje) dhe të vjella. Nëse detoksifikimi përmes mukozave nuk ka sukses, trupi zgjedh opsioni tjetër më të mirë të detoksifikimit, domethënë rruga përmes lëkurës. Pasojat janë papastërtitë e lëkurës, ekzema dhe madje edhe absceset, në qelbën e të cilave përmbajnë homotoksinat e ekskretuara. Kompensimi Nëse homotoksinat tani shpiejnë në dëmtime serioze në organizëm, siç është rezistenca ndaj insulinës(diabeti), atëherë trupi përpiqet të kompensojë këtë dëmtim. Ai e bën këtë në rastin e rezistencës ndaj insulinës. Sipas teorisë së homotoksinës - duke rritur nivelin e sheqerit në gjak në mënyrë që të rritet probabiliteti që pavarësisht rezistencës ndaj insulinës, glukoza e mjaftueshme ende mund të futet në qeliza. Në rastin e diabetit mjekësia konvencionale kryesisht synon të ulë nivelin e sheqerit në gjak me ilaçe, por kjo është gjithçka përveç inteligjente duke marrë parasysh teorinë e homotoksinës. Do të kishte shumë më shumë kuptim për të eleminuar shkakun, pra rezistencën ndaj insulinës. Kanceri Nëse toksinat e forta(kancerogjene = helme kancerogjene) futen në trup dhe nëse sekretimi ose neutralizimi i tyre nuk ka sukses dhe helmet pëkundrazi futen në qelizë, kjo mund të shpie në degjenerim të kësaj qelize dhe kështu në kancer. Shërimi Për të arritur një shërim të vërtetë të organizmit, është absolutisht e nevojshme të mbështetet sekretimi i toksinave të depozituara. Fatkeqësisht, ne njerëzit interpretojmë mekanizmat mbrojtës të trupit tonë kundër homotoksinave si një sëmundje e keqe prandaj ndihemi të detyruar të marrim masa mjekësore për të hequr qafe "sëmundjen" sa më shpejt të jetë e mundur. Nëse përpjekjet e trupit për të hequr qafe toksinat e pranishme tani luftohen dhe shtypen nga ilaçet, procesi i detoksifikimit ndërpritet papritur. Si rezultat, organizmi është edhe më i detyruar të ruajë homotoksinat në inde të cilat mund të ketë qenë në gjendje t'i nxjerrë pa u lodhur përmes një sëmundje të shkurtër(ethe, grip). Përveç kësaj, ilaçet gjithashtu kontribuojnë në akumulimin e toksinave dhehe kështu shpesh mund të vërehet se një sëmundje e trajtuar me ilaçe shpejt ndiqet nga tjetra, pasi trupi bën një përpjekje tjetër për detoksifikim. Nëse trupi vazhdimisht sulmohet me ilaçe, barra toksike në trup rritet gjithnjë e më shumë nga njëra anë për shkak të toksicitetit të vetë ilaçeve dhe nga ana tjetër për shkak të detoksifikimit të ilaçeve. Sidoqoftë, sa më e madhe të jetë ngarkesa toksike në trup, aq më të rënda janë simptomat dhe sëmundjet kronike janë më të mundshme. Një aspekt tjetër thelbësor këtu është fakti që reagimet natyrore mbrojtëse të sistemit imunitar për shkak të medikamenteve dhe masave tjera medicinale rezultojnë të jenë gjithnjë e më të përmbajtura me kalimin e kohës. Rezultati është një dobësim gradual i të gjithë sistemit imunitar, i cili sigurisht gjithashtu promovon dhe favorizon zhvillimin e sëmundjeve nga më të ndryshme. Nxitni vetë proceset e shërimit të trupit Nëse ilaçet nuk shërojnë dhe shpesh parandalojnë vetë masat e detoksifikimit të trupit, çfarë duhet të bëhet për të filluar dhe mbështetur proceset e shërimit? Ulni marrjen e helmeve(medikamentet, aditivët e ushqimit, mbetjet e pesticideve, kimikatet në kozmetika, toksinat e mykut, nikotina, kafeina, alkooli, etj) Përshpejtoni eliminimin e toksinës së trupit përmes masave të përshtatshme(rritni sasinë e ujit që pini, bëni klizma, pastroni zorrën e trashë, deacidifikoni, lëvizni mjaftueshëm, nxisni rrjedhën e limfës, thithni dielli etj.). Forcimi i organeve sekretuese(forcimi i mëlçisë dhe veshkave, ndërtimi i florës së zorrëve). Forcimi dhe lehtësimi i sistemit imunitar me ushqim të pasur me antioksidantë dhe substanca vitale.

  • Gjumi - shtyllë e shëndetit

    Gjumi jo i rregullt - shkaktar për shumë probleme Lodhja është pararendëse e çdo sëmundjeje, qoftë kancer, sëmundje zemre apo AIDS. Edhe pse funksioni i reduktuar i mëlçisë apo një sistem imunitar i dobësuar apo ushqimi i tepruar mund te shkaktojnë lodhjen, në të shumten e rasteve shkaktari kryesor i saj (lodhjes) është mungesa e gjumit të mirë, pra fjetja para mesnates(para ores 00:00). Disa nga proceset pastruese më të rëndësishme të trupit kryhen nga ora 22:00 deri 00:00 (pra 2 ora para mesnates). Ka dy lloje gjumi. Gjumi para mesnates(para ores 00:00) dhe gjumi pas mesnates(pas ores 00:00). Gjumi dy orë para mesnates(pra nga ora 22:00 deri 00:00) quhet “gjumi i thellë” apo “gjumi i bukur”. Gjumi i thellë zgjat afërsisht një orë, kryesisht nga ora 23:00 deri në mesnatë. Gjatë gjumit të thellë ju jeni në një gjendje të vetëdijshme dhe pa ënderra, ku sasia e marrjes së oksigjenit nga trupi ulet afërsisht 8%. Rigjenerimi dhe relaksimi që arrihet gjatë kësaj ore të gjumit të thellë është gati tre herë më i thellë dhe i efektshëm se sa tek gjumi i gjatë pas orëve të mesnatës(kur sasia e marrjes së oksigjenit nga trupi rritet përsëri). Gjumi i thellë nuk ndodh pothuajse kurrë pas mesnates, por manifestohet vetëm nëse ju fleni së paku dy orë para mesnates. Nëse ju vazhdimisht e humbisni fazën e gjumit të thellë, atëherë ju e lodhni trupin dhe mendjen tuaj deri në atë masë sa trupi juaj është i paafte t’i rezistojë stresit. Trupi reagon ndaj stresit duke prodhuar hormonet stresore si ADRENALINA, KORISOLI dhe KOLESTEROLI dhe kështu trupit për një kohë të shkurtër ka shumë energji, mirëpo kjo energji është artificiale dhe që ju ta mbani artificialisht këtë lloj të energjisë në trup është e mundur që ju të lakmoni në stimulues nervor siç janë cigaret, kafja, çaji, ëmbelsira, alkoholi, pije të ndryshme energjike etj. Më pas kur rezervat energjike të trupit të janë harxhuar si pasojë vjen lodhja kronike. Kur ju ndiheni të lodhur, atëherë të gjitha qelizat e trupit tuaj janë të lodhura, jo vetëm mendja e juaj. Thënë më saktë nga mungesa e energjisë vuajnë edhe organet tuaja, sistemi i tretjes, sistemi nervor etj dhe ato nuk mund të funksionojnë siç duhet. Kur jeni të lodhur, truri juaj nuk merr mjaftueshem ujë, glukozë, oksigjen dhe aminoacide, të cilat jane burimet ushqimore kryesore të trurit. Kjo situatë mund të shpie në probleme të shumta për mendjen, trupin dhe sjelljen tuaj. Mjeket e Universitetit te Kalifornisë në San Diego kanë zbuluar se mungesa e disa orëve të gjumit nuk ju bën të ndiheni të lodhur vetëm gjatë dites tjetër, por gjithashtu dobëson sistemin tuaj imunitar për çka trupi bëhet më i prirur për infeksione të ndryshme. Sistemi imun dobësohet çdo herë e më shumë përshkak të lodhjes dhe trupi nuk mund ta mbrojë vetëveten nga bakteret, mikrobet dhe viruset si dhet nuk ia del t’i hedhë jashtë mbeturinat e mbledhura në trup. Pra kur nuk respektohet një nevojë e tillë e trupit atëherë vjen deri tek çrregullimi i Bioritmit Natyral të trupit dhe si pasojëë mund të ketë edhe çrregullime në trup(ato të cilat u përmenden më lartë). Në një studim të bërë me mbi 18 000 persona të testuar për vite nga nga një grup shkencëtarësh në Universitetin Columbia, duke marrë parasysh edhe faktorë tjerë që shkaktojnë mbipeshë erdhi në ketë përfundim: Tek personat me më pak se katër ore gjumë gjate nates rritet rreziku për mbipeshë per 73%, në krahasim me personat të cilet flenë shtatë deri në nëntë orë gjatë nates. Një mesatare prej pese orësh gjumë gjatë nates, rrit rrezikun për mbipeshë për 50%. Një mesatare prej gjashtë orësh gjumë gjatë nates, rrit rrezikun për mbipeshë për 50% Prandaj gjumi i mjaftueshëm është kërkesë e rëndësishme për të rikthyer shëndetin e trupit dhe mendjes. Mundohuni të shkoni për të fjetur para orës 22:00 dhe të zgjoheni në mes ores 06:00 dhe 07:00 apo edhe më herët nëse ju nuk keni nevojë për shumë gjumë. Pra që trupi të pastrohet nga toksinat nevojitet gjumi i rregullt. Kjo është koha më e mirë që trupi ka nevojë për gjumë. Poashtu është shumë mirë nëse ju nuk përdorni orë me zile për zgjim, kjo për të mos për të mos prishur ciklin natyral të gjumit. (Arikull nga libri “The Amazing Liver and Gallbladder Flush”, A. Moritz)

  • Shëndeti i zorrëve - çelës i shëndetit vital

    Kujdesuni për trupin tuaj! Trupi juaj është venbanimi juaji. Në analogji, është njësoj si shtëpia ku jetoni. Më e pakta e asaj për të cilën shtëpia apo apartamenti juaj ka nevojë është mirëmbajtja e rregullt, përndryshe çatia mund të rrjedh, tubat e ujit mund të bllokohen, milingonat dhe krimbat e drurit mund të krijojnë fole dhe shumë dëme të tjera të vogla që mund të ndodhin me kalimin e kohës. E njëjta gjë vlen edhe për trupin tuaj. Të gjitha funksionet dhe të gjitha aktivitetet e trupit tonë gjatë ditës dhe natës, qofshin ato fizike, mendore ose shpirtërore, varen nga "kujdesi i trupit tonë"(të jashtëm dhe të brendshëm). Lloji dhe cilësia e ushqimit që konsumoni është thelbësore. Ushqimi i mirë jo vetëm që rigjen qelizat dhe indet e trupit tuaj, por gjithashtu ndikon në proceset e sekretimit, në rrjedhen e të cilave mbeturinat dhe ndotësit ekskretohen nga trupi juaj për të parandaluar dekompozimin në formën e fermentimit dhe zbritjes. Nëse produktet e mbeturinave mbeten në trup dhe grumbullohen nuk është e mundur të arrihet një gjendje e mirë e shëndetit. Hedhja jashtë e ushqimit të patretur dhe mbetjeve të tjera të mbeturinave është po aq e rëndësishme sa tretja e mirë dhe marrja e saktë e ushqimit pasi si pasojë mund të shkaktohet toksemia(helmimi i gjakut) - është e pashmangshme si pasojë e feçeve të akumuluara dhe jo të jashtëqitura. Nuk është e qartë për shumicën e njerëzve që mbeturinat të cilat nuk hiqen plotësisht nga trupi shkaktojnë aq shumë fermentim në zorrën e trashë, saqë akumulimi i mbeturinave shoqërohet me mungesë të mirëqenies së vazhdueshme trupore, mendore dhe shpirtërore. Vdekja qëndron në zorrë Kjo nuk është vetëm një frazë, por një realitet. U bëra i vetëdijshëm për rëndësinë e problemit të zorrëve kur isha një djalë shumë i ri. Unë po vizitoja një teze në Skoci kur një mëngjes erdhi një ulërimë me zë të lartë nga dhoma e ndenjes. Aty kushërira ime po zvarritej në dysheme nga dhimbjet. Doktori, i cili u thirr menjëherë tha që ajo duhet të ketë një shpërthim të zorrës qorre. Ajo u dërgua menjëherë në spital me mjekun, por ajo vdiq brenda pak orësh. Doktori i vjetër tha se nuk e dinte se pse kishte plasur shtojca e zorrës qorre. Që nga ajo ditë trakti i zorrëve ishte në qendër të hulumtimit tim shumë vjeçar. - citat nga Dr. Norman Walker. Zorra e trashë dhe ushqimi juaj Nëse hani ushqime të përpunuara, të skuqura dhe të gatuara, niseshte dhe produkte sheqeri të denatyruara dhe sasi të tepërt kripe të industrializuar ose shtëpiake, zorra e trashë nuk mund të funksionojë siç duhet edhe nëse ju kryeni jashtëqitjen dy ose tre herë në ditë! Në vend që të furnizohen me ushqime, nervat, muskujt, qelizat dhe indet e mureve të zorrëve, nuk arrijnë të ushqehen pasi produkte të tilla nuk mund të shërbejnë si ushqyes të denjë për zorrën e trashë, kështu që zorra e trashë vdes urie. Një zorrë e trashë e cila vdes urie nuk është në gjendje të rregullojë siç duhet proceset dhe funksionet e tretjes dhe thithjes. Trupi i njeriut duhet të ushqehet në mënyrë që të mbetet i gjallë. Qelizat dhe indet që e përbëjnë atë janë organizma të gjallë me një nivel mahnitës të rezistencës, elasticitetit dhe aftësisë rigjeneruese. Në mënyrë që qelizat dhe indet të rikuperohen dhe forcohen, ushqimi i tyre duhet të jetë i përbërë nga elemente të gjalla, d.m.th. nga ushqimet, vetitë e të cilave japin jetë. Ka edhe ushqime detyra e të cilave është të ndihmojnë në hedhjen jashtë të qelizave dhe indeve të përdorura. Fibrat të cilat janë shumë të rëndësishme për tretjen e saktë dhe të plotë të ushqimit tonë janë të nevojshme si për zorrën e trashë ashtu edhe për zorrën e hollë. Sidoqoftë, këto materiale fibroze duhet të përbëhen nga fibra ushqimore të papërpunuara. Gjatë kohës së cilës fibrat lëvizin nëpër zorrën e hollë ato janë shumë të dobishme për funksionimin e seksioneve të ndryshme të zorrëve. Zorra e trashë jo vetëm që pranon mbetjet e pjesës së patretur të ushqimit tonë, por gjithashtu përshtatet me fibrat në ushqim. Ajo(zorra e trashë) është e varur prej fibrave dhe i përdor ato si një "fshesë të zorrëve". Nëse mineralet nga ushqimi që ne hamë përpos tjerash përbëhen nga ushqimet që janë të ngopur me vaj dhe yndyrë, organet ndihmëse të tretjes nuk mund t'i përpunojnë ato siç duhet. Kështu ato arrijnë në zorrën e trashë si mbeturina nga zorra e hollë. Përveç kësaj, trupi duhet të largojë shumë mbeturina në formën e qelizave dhe indeve të përdorura përmes zorrës së trashë. Kur ushqimi udhëton nëpër trup, ai lë një shtresë mukoze në pjesën e brendshme të zorrës së trashë, e ngjashme me suvanë në një mur. Me kalimin e kohës, kjo trashësia e kësaj shtrese rritet derisa të ketë vetëm një vrimë të vogël në mes. Substancat ushqyese që ekskretohen (dalin jashtë) në këtë mënyrë përmbajnë shumë ushqim të patretur nga i cili trupi mund të përfitojë pak ose aspak. Rezultati është uria për të cilën ne nuk jemi të vetëdijshëm, por është shkaku i plakjes së parakohshme. "Qytetërimi" ynë sot bazohet në parimin e përfitimit financiar. Në thelb, nuk ka asgjë të keqe në përfitimin financiar, por nëse kjo shkakton dëm në shëndetit tonë, gjërat duken ndryshe. Sëmundjet janë pasoja direkte të mbushjes së trupin tonë me ushqime "të vdekura" dhe në të njëjtën kohë dështim i hudhjes jashtë të mbeturinave nga trupi ynë. Zorra e trashë - kanalizimi i trupit Zorra e trashë është një mjedis natyror për shumimin e baktereve. Qëllimi dhe funksioni i baktereve është parandalimi i një gjendjeje toksike të zorrës së trashë. Toksinat neutralizohen dhe treten. Sidoqoftë, ekzistojnë dy lloje të baktereve, së pari bakteret e shëndetshme "pastruese" dhe bakteret patogjene (shkaktuese të sëmundjes). Në një mjedis të shëndetshëm të zorrëve, bakteret "pastruese" i mbajnë nën kontroll ato patogjene. Sidoqoftë, nëse në zorrën e trashë zhvillohet fermentimi dhe ka mbeturinat të tepërta përshkak të mos largimit të fekaleve dhe produkteve tjera, atëherë bakteret patogjene (shkaktuese të sëmundjes) mund të përhapen dhe rezultati janë sëmundjet. Produktet e mbeturinave duhet të hiqen gjithsesi nga trupi dhe për këtë qëllim zorrës suaj i është siguruar një sistem efektiv i sekretimit. Kjo është "efektive" kur mbizotëron një gjendje e mirë pune dhe funksionon në përputhje me gjendjen tuaj fizike. Nëse konsumojmë edhe ushqimin më të mirë është e kotë kur zorra e trashë, në rastin tonë “kanalizimi”, është e bllokuar me mbeturina dhe produkte dekompozimi. Nëse hamë dy, tre ose më shumë vakte në ditë, është e pamundur që asnjë mbetje të mos grumbullohet në zorrë të trashë në formën e grimcave të ushqimit dhe produkteve fundore të ushqimit të tretur. Përveç kësaj, jo vetëm që grumbullohen mbetjet e ushqimit në zorrën e trashë, por edhe miliona qeliza dhe inde trupore që i kanë shërbyer trupit dhe që tani ato duhen të hedhen jashtë. Këto qeliza dhe inde janë proteina të vdekura. Ato janë shumë toksike kur fermentohen dhe kalben. Padyshim që e dini erën e keqe që buron nga trupi i një kafshe që ka vdekur dhe trupi i të cilit ka filluar të dekompozohet. Qelizat dhe indet në trup pësojnë të njëjtën dekompozim nëse lejohen të qëndrojnë në zorrën e trashë më gjatë se sa duhet. Qëllimi kryesor i zorrës së trashë si një organ ekskretues (jashtëqitës) është të mbledhë të gjitha materialet e fermentimit, të kalbjes dhe mbetjeve toksike nga të gjitha pjesët e trupit dhe t'i largojë ato nga trupi me ndihmën e peristaltikës së muskujve të zorrës së trashë. E thënë thjesht: Zorra e trashë është kanalizimi i trupit. Ligjet natyrore të konservimit dhe higjienës kërkojnë që ky impiant për trajtimin e ujërave të ndotura të pastrohet rregullisht, përndryshe do të shfaqen sëmundje të shumta. Shtojca e zorrës qorre Nëse vazhdojmë në anën e djathtë të zorrës qorre, hasim në shtojcën e zorrës qorre. Gjatësia e shtojcës mund të jetë ndërmjet 2.5cm dhe 15cm(në raste të rralla edhe 20 cm). Gjatësia normale është rreth 7.5 centimetra. Në qendren e shtojces së zorrës trashë kalon një kanal i cili është i rrethuar nga një numër i pafundmë gjëndrash. Ky kanal çon drejtpërdrejt në shtojcë. Shtojca është nën kontrollin e përgjithshëm të hipotalamusit në tru, i cili është përgjegjës për mbrojtjen e trupit të njeriut përveç të gjitha detyrave të tjera. Shtojca është një organ, ose më saktë një gjëndër, e cila ka marrë vetëm një pjesë të interesit dhe vëmendjes që meriton që kur Zoti e krijoi atë duke e ditur saktësisht pse e vendosi atë në këtë vend. Ju lutemi kushtoni vëmendje të veçantë vizatimit të shtojcës i cili tregon gjëndrat e shumta që përmban shtojca e zorrës qorre! Pse mendoni se krijuesi ynë u mundua të vendos shtojcën në këtë vend të veçantë? Më lejoni të shpjegoj. Shtojca krijon një lëng antibakterial që lëshohet në zorrën qorre, por vetëm nëse mbeturinat që vijnë nga zorra e hollë përmes flapës së zorrës së trashë paraqesin një rrezik të mundshëm për shëndetin e njeriut. Fjalori im mjekësor hedh poshtë kuptimin e shtojcës me vërejtjen e thjeshtë se është "shtojcë e vogël që zgjatet nga zorra qorre". Në realitet, shtojca është "rojë në kullë", pra të themi me fjalë të tjera, është rreshti i parë i mbrojtjes kur ushqimi lë zorrën e hollë dhe futet në zorrën e trashë përmes valvulës së zorrës së trashë. Kur shtojca është e shëndetshme dhe në gjendje të mirë, është vigjilente dhe sekreton një lëng antibakterial në zorrën qorre, i cili neutralizon të gjitha materialet e mbeturinave të futura nga zorra e hollë që mund të shkaktojnë problem në zorrën e trashë të gjatë një metër e gjysmë. Nëse ushqimi i konsumuar është helmues ose i patolerueshëm, atëherë ushqimi që kalon nga zorra e hollë në zorrë të trashë është poashtu helmues dhe duhet të neutralizohet. Nëse zorrës së trashë nuk i kushtohet vëmendje për të eleminuar mbeturinat rregullisht, atëher mbeturinat do të qëndrojnë në zorrën qorre derisa ai të fermentohet dhe kalbet. Nëse shumë mbeturina mbeten në zorrën qorre, atëhere shtojca e zorrës qorre duhet të punojë në masë të shtuar. Nëse tejkalohet kufiri i tolerancës, shtojca e lodhur e zorrës qorre sëmuret dhe kështu vie deri tek pezmatimi (inflamacioni) i saj. Sapo gjendja inflamatore të ketë arritur në një masë të caktuar, shtojca shpërthen. Kam konstatuar që pastrimi i zorrës së trashë përmes klizmës është mënyra më e mirë për ta mbajtur zorrën e trashë të pastër dhe shtojcën e shëndetshme. Shumë vite më parë një zonjë e re punonte tek unë. Ajo më thirri për të më thënë që do të vinte në punë rreth dy orë më vonë. Kur erdhi ajo më tregoi arsyen e vonesës. Rreth orës dy të mëngjesit, vëllai i saj 14 vjeçar u zgjua me një ulërimë që i bëri të gjithë anëtarët e familjes të hidheshin nga shtrati për të parë se çfarë kishte ndodhur. Djali kishte dhimbje ngacmuese në ijën e djathtë, që për nënën e tij ishte një shenjë për një problem me pezmatim të shtojcës së zorrës qorre. Ajo nxitoi në telefon dhe telefonoi mjekun, i cili erdhi menjëherë. Ai konfirmoi frikën e nënës dhe urdhëroi një ambulancë për djalin. Sapo u largua mjeku, motra e djalit (që punonte ne ordinancën time) nxori qesen e saj me klizmë dhe i dha djalit një klizmë të lartë çdo gjysmë ore për katër orë, duke ja pastrua kështu zorrën e trashë. Kur ambulanca mbërriti më në fund, një asistent mjekësor ekzaminoi djalin dhe tha se nuk ka arsye ta çoni në klinikë sepse ai dukej shumë mirë. Djali pushoi tërë ditën dhe u kthye në shkollë të nesërmen. Fatkeqësisht, lëngu antibakterial i shtojcës nuk shkatërron krimbat ose vezët e tyre. Në kushte të favorshme për zhvillimin e një koloni krimbash, krimbat pra mund të krijojnë fole dhe të riprodhohen në zorrën qorre, gjë që rezulton në formën V që mund të shihet me rrezet X. Çdo problem me shtojcën e zorrës qorre ose funksionin e saj është rezultat i drejtpërdrejtë i mbetjeve toksike të ushqimit që vijnë nga zorra e hollë nëse hani gabimisht. Ky ushqim i gabuar bëhet zakon nëse e lini oreksin tuaj t'ju udhëzojë të shkoni në frigorifer, tryezën e ngrënies ose kafene. Ne thjesht nuk mund të shpëtojmë nga kjo rrjedhë e ngjarjeve për sa kohë që hamë për të kënaqur dëshirat tona në vend që të pyesim: "Çfarë kërkon trupi im?" Shumë njerëz pyesin: Çfarë mund të bëj për të çliruar veten nga këto sëmundje?" Ata të gjithë këshillohen të blejnë librat: "Edhe ju mund të bëheni më të rinj", "Lëngjet e freskëta të frutave dhe perimeve" dhe "Sallatat e freskëta çdo ditë mbani shëndetin tuaj të shëndetshëm"- Dr. Norman Walker, ti studjojnë dhe zbatojnë në praktikë parimet natyrore të përshkruara në libra. Ata pastaj, shkruajnë dhe tregojnë se çfarë rezultate të mrekullueshme kanë arritur ata. Është gjithmonë njejtë: hani sa më shumë ushqim të papërpunuar, pini lëngje të freskëta me fruta dhe perime, pini të paktën një litër ujë të pastër çdo ditë dhe kurrë mos harroni për sa kohë që jetoni duhet pastruar zorra e trashë dy herë në vit e nëse është e nevojshme edhe më shpesh. Shtojca juaj e zorrës qorre dhe çdo pjesë e trupit tuaj do ta vlerësojë atë dhe ju mund të parandaloni atë periudhë të tmerrshme të plakjes së parakohshëm dhe të arrini një epokë të rehatshme, paqësore, të shëndetshme. Mos shiko prapa! Mbani sytë tuaj për të tashmen dhe të ardhmen. E kaluara është histori, e ardhmja juaj është para jush. Përpiquni ta bëni atë (të ardhmen) të vlefshme. Një fjalë e fundit-Mos e hiqni shtojcën e zorrës qorre. Kjo do të ishte si therja e pulës që jep vezë të arta. Nëse shtojca juaj tashmë është hequr, atëher kujdesuni sa më shumë duke i kushtuar më shumë vëmendje ushqimit dhe zorrës suaj të trashë. Rekomandim: Qenda e shendetit e rekomandon librin "Shëndeti i zorrëve pa kapsllëk” nga Dr Norman W. Walker. Është një libër i domosdoshëm në raftin e librave, sepse një zorrë e trashë e shëndetshme është çelësi i shëndetit vital. Burimi i literaturës "Shëndeti i zorrëve pa kapsllëk, çelësi për shëndet vital" nga Dr Norman W. Walker.

  • Miks farash për sallata

    Një kombinim fantastik që pasuron sallaten tuaj me shume vlera tjera ushqyese si vitamina e minerale - sigurtë! Përbërësit: Fara luledielli Fara kungulli Fara sesami Fara chia Përgatitja: Farat e lulediellit, kungullit dhe sesamit te fergohen ne nje ene pa vaj Te gjitha farat te lihen të ftohen ne nje pjate Pastaj hudhni farat Chia dhe te gjitha se bashku te perzihen mire Te gjitha farat hudheni ne nje ene qelqi

bottom of page