top of page

Musli me fjollëza tërshëre e fruta të thata

Për këtë muesli përziejmë fjollëzat e tërshëres me arrë e badem dhe e servirim të zbukuruar me fruta të thata. Një mëngjes i shpejtë, i shijshëm dhe ngopës për një fillim optimal të ditës. Përbërësit për një kavanoz 500 gr: 400 gr tërshër disa badem të coptuar (apo arra tjera) 5 luge gjelle fara të bluara liri 7 luge gjelle fara chia 5 luge gjelle lëvozhga psyllium rrush i thatë (apo fruta tjera të teruna si p.sh. fiq i terun) Kanellë sipas deshires Përgatitja: fërgoni tërshëren në një enë pa vaj për 2 min fërgoni bademin dhe arrat pa vaj për 2 min tërshëren , bademin dhe arrat hudheni në një enë dhe përzijeni pastaj hudheni dhe përzijeni rrushin dhe fiqin e thatë si dhe kanellen dhe të gjitha përzijeni Ruani muslin e pergatitur në një enë qelqi me kapak Përgatitja ditore: Në një pjatë përzieni 60 g fjollëza tërshëre me 100 ml qumsht tërshëre ( i bërë vetë ), apo bajamesh ( i bërë vetë ). Pastaj palosni mollët e grira dhe fetat e bananes

Musli me fjollëza tërshëre e fruta të thata
bottom of page