Tani e tutje nuk keni më nevojë të blini qumësht bajamesh, sepse mund ta përgatisni vetë në vetëm 5 minuta. Provojeni!
Përbërësit për ca.1 litër:
200 g bajame, të qëruara - zhyteni në ujë gjatë natës
2 hurma, pa fara
1 litër ujë
1 majë kripe kristali
1 qese filtruese (ose 1 sitë)
Përgatitja:
Derdhni bajamet mbi një sitë, vendosini në një mikser me performancë të lartë dhe përzieni me përbërësit tjerë për 2 - 3 minuta.
Pastaj shtypeni atë mbi një enë përmes një qeseje filtruese (ose sitë) dhe mbushni qumshtin në një shishe të mbyllur.
Qumështi i bajames mund të qëndroj për rreth 3 ditë nëse ftohet.
Shënim:
Qumështi i bajameve mund të përdoret për përgatitjen e qulleve të ndryshme, petullave, shake-ve etj. Shërben pra si një zëvëndesues i shkëlqyeshëm i qumshtit të lopës dhe qumshteve tjera shtazore.
Comentários