top of page
Qendra e Shëndetit

Qull tershëre me fara liri

Aktualisiert: 26. Mai 2023

Një qull i shijshëm me një kombinim interesant të tërshëres, farave të lirit dhe hurmave. Për një fillim energjik të ditës.


Përbërësit për 1 porcion:

  • 4 lugë gjelle tërshër

  • 2 lugë gjelle fara liri

  • 1 maje thike kripë kristali

  • Për ëmbëlsim - 3 hurma të coptuara (apo edhe rrush i thatë)

  • 300 ml pije tërshërë (alternativë pije orizi, bademi apo pije tjetër bimore)

  • Sipas dëshirës shtoni 1/4 lugë çaji turmerik dhe kanellë

Përgatitja:

  • Koha e parapërgatitjes: 1 minuta

  • Koha e gatimit / pjekjes: 3 minuta

  • Koha e pritjes: -


Hapi i parë

Vendoseni pijen e tërshërës në një tigan dhe shtoni të gjithë përbërësit tjerë.


Hapi i 2 -të

Ziejini gjithçka për 3 minuta derisa qullja të bëhet më e trashë.


Hapi i 3 -të

Hidhni në një pjatë të thellë dhe shijojeni.


Këshille: Nëse dëshironi, në qull mund të shtoni fruta të stinës, p.sh. mollë ose banane.

271 Ansichten0 Kommentare

Ähnliche Beiträge

Alle ansehen

Comments


bottom of page