top of page
Fisnik Komoni

Musli me fjollëza tërshëre e fruta të thata

Aktualisiert: 26. Okt. 2021

Për këtë muesli përziejmë fjollëzat e tërshëres me arrë e badem dhe e servirim të zbukuruar me fruta të thata. Një mëngjes i shpejtë, i shijshëm dhe ngopës për një fillim optimal të ditës.


Përbërësit për një kavanoz 500 gr:

  • 400 gr tërshër

  • disa badem të coptuar (apo arra tjera)

  • 5 luge gjelle fara të bluara liri

  • 7 luge gjelle fara chia

  • 5 luge gjelle lëvozhga psyllium

  • rrush i thatë (apo fruta tjera të teruna si p.sh. fiq i terun)

  • Kanellë sipas deshires


Përgatitja:

  • fërgoni tërshëren në një enë pa vaj për 2 min

  • fërgoni bademin dhe arrat pa vaj për 2 min

  • tërshëren , bademin dhe arrat hudheni në një enë dhe përzijeni

  • pastaj hudheni dhe përzijeni rrushin dhe fiqin e thatë si dhe kanellen dhe të gjitha përzijeni

  • Ruani muslin e pergatitur në një enë qelqi me kapak

Përgatitja ditore:

  • Në një pjatë përzieni 60 g fjollëza tërshëre me 100 ml qumsht tërshëre (i bërë vetë), apo bajamesh (i bërë vetë). Pastaj palosni mollët e grira dhe fetat e bananes

Tags:

45 Ansichten0 Kommentare

Ähnliche Beiträge

Alle ansehen

Comments


bottom of page