top of page
Fisnik Komoni

Musli alkalin me luleshtrydhe dhe fistikë

Aromë e pastër për fillimin e verës.


Përbërësit për 2 porcione:

  • 1 tas i vogël me luleshtrydhe (dredhëza)

  • 1 banane organike - qëruar dhe prerë ne feta

  • 2 lugë fëstëk të copëtuar pa kripë

  • 2 lugë gjelle fluska kokosi

  • lëngu i 1/2 limoni apo mandarine

Përgatitja:

  • Koha e parapërgatitjes: 2 minuta

  • Koha e gatimit / pjekjes: 2 minuta

  • Koha e pritjes: - minuta


Hapi i parë

Lani, pastroni dhe copëtoni luleshtrydhet. Përziejini me copat e bananes dhe fistikët e copëtuar dhe hidhini sipër lëngun dhe fluskat e kokosit.


Këshillë:

Në verë përdorni manaferra, pjeshkët ose kajsitë për muslin alkalin, në vjeshtë kumbulla, manaferra, dardha ose rrush dhe arra, në dimër dhe pranverë portokall dhe mandarina me banane

Tags:

65 Ansichten0 Kommentare

Ähnliche Beiträge

Alle ansehen

Comments


bottom of page