top of page
Image by S Migaj

Themeli dhe shtyllat e shëndetit
Menaxhimi i stresit dhe relaksimi

Stresi afatshkurtër nuk ështe problemetik, por i dobishëm për njeriun, përkatësisht është stres pozitiv. Në rastet kur në trupin tone futet ndonjë virus apo diçka tjetër që mund të shkaktoj sëmundje në trupin tonë, atëherë sistemi imun i trupit (apo aftësia vetëshëruese e trupit) prodhon hormonin stresor me emrin “Zytokine”. Detyra e këtij hormoni në fakt është eleminimi i këtyre sëmundjeve shkaktuesve (baktereve, viruseve, etj) përmes procesit të pezmatimeve. E njëjta gjë ndodh edhe kur ne kemi raste stresi (kur p.sh. në mal ndeshemi me një ujk apo ari dhe jemi të detyruar që të bëjmë diçka menjëherë). Në këto raste shkaktarët e sëmundjeve (bakteret, viruset etj) nuk janë të pranishëm. Pra lirimi i hormoneve të stresit në këtë rast është positiv për trupin sepse përmes këtij hormoni rritet reaksioni dhe koncentracioni i trupit për tu përballur me vështirsitë e çastit (në këtë rast ikja e shpejtë nga ujku apo ariu).

Kur stresi ështe i vazhdueshëm, pra kronik atëherë ai bëhet problematik dhe kthehet në shkaktar kryesor për shumë sëmundje.

Stresi i vazhdueshem

  • aciditon trupin jashtë mase (pra krijon acid në trup)

  • ngarkon mëlçinë

  • përkeqëson astmën

  • rrit nivelin e sheqerit në gjak

  • rrit tensionin e gjakut

  • shkakton dysbakterien në zorre(bakteret e këqija janë më të mëdha se ato të mirat) dhe si pasojë kontribojnë në intolerancen ushqimore

  • shkakton probleme gastrointestinale(probleme me zorrë dhe lukth)

  • dobëson sistemin imunitar, ku si pasojë shpesh shkaktohen infeksione kërpurdhore apo infeksione tjera

  • shkakton tensionin e muskujve

  • rrit frekuencen e zemres dhe si pasojë me kohë dobëson zemren

  • rrit nevojen për vlera ushqimore vitale(për prodhimin e hormoneve stresore janë të nevojshme sidomos B-Vitaminat në veçanti Vitamina B5 dhe acidi folik)

  • ndikon negativisht në shëndetin e kockave

  • shkakton pezmatime(inflamacion) kronike

  • shkakton çrregullime gjatë ushqimit(mungesen e apetit - nënpeshë, apo ushqimin e tepruar- mbipesha)

  • kontribon në mungesen e progesteronit dhe si pasojë shkaktohen sëmundje të ndryshme

  • ka ndikim negativ në sistemin hormonal - ku si pasojë shkaktohen sëmundje tëndryshme

Çka është stresi?

Kur në jetën e përditshme bëhet fjalë për stresin, atëherë bëhet fjalë për stresin emocional. Stresi emocional është nje ngarkesë psiçike si pasojë e faktorëve të jashtëm (stresorët). Këta stresor apo faktorë stresi mund të me qenë: mbingarkesa, përgjegjësia e madhe, mungesa kohore, zhurma, frika, etj. Shembuj: bullizmi (Mobbing), mbingarkesa në punë, probleme familjare, problemet financiare, ngarkimi i dyfishtë tek çiftet e ndara, pikëllimi (kur vdes dikush i afërm apo është sëmurë), provimet etj. Natyrisht që stresi emocional mund të kontriboj edhe në stresin oksidativ (gjendja kur qelizat e trupit sulmohen nga radikalet e lira në masë të madhe).

Menaxhimi korrekt i stresit si rrjedhim konsiston në të kundërten e të gjitha këtyre aspekteve që shkaktojnë stresin dhe sëmurin njeriun.

  • Gjumi

  • Frymëmarrje

  • Momente qetësie si p.sh. meditim transcendental

  • Lëvizje trupore - si p.sh. Yoga, ecje, vrapim, çiklizëm, vallëzim, etj.

  • Relaks dhe lumturi

Më poshtë të gjitha artikujt rreth kësaj teme (thjesht klikoni mbi artikullin e dëshiruar):

bottom of page